Ministri Beqaj premton hapjen e Qendrës për inovacion dhe ndërmarrësi

Ministri Beqaj premton hapjen e Qendrës për inovacion dhe ndërmarrësi

28 tetor 2017 15:38

Drejtuesit e tri ministrive të Qeverisë së Kosovës në hapje të Panairit Ndërkombëtar të Forumit të Biznesit në Prizren janë zotuar se do të përkrahin aktivitetet e karakterit ekonomik që promovojnë prodhimet vendore dhe që mundësojnë zhvillimin e vendit.

Sipas tyre, Ekzekutivi i vendit synon që përmes fuqizimit të sektorit privat të mundësojë zhvillimin ekonomik në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.

Madje ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka premtuar hapjen e Qendrës për inovacion dhe ndërmarrësi në Prizren.

“Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që zhvillimi ekonomik të shkon drejt duarve të sektorit privat. Ky sektor privat do të jetë gjeneruesi më i mirë i mundshëm i vendeve të qëndrueshme të punës”, ka thënë ministri Beqaj, në hapje të Panairit Ndërkombëtar të Forumit të Biznesit që po mbahet në qendrën sportive “Sezai Surroi”.

Me këtë rast ka bërë të ditur se vendimi i parë i tij si ministër do të jetë hapja e fondit për inovacion dhe ndërmarrësi. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme