S’ka kushte për integrim të nxënësve të verbër në shkolla të rregullta

S’ka kushte për integrim të nxënësve të verbër në shkolla të rregullta

28 tetor 2017 12:38

Nëntëvjeçari Uran S. nga Komuna e Podujevës, të premten në orën e mësimit në qendrën burimore për mësim dhe këshillim “Xheladin Deda” në Pejë, po mësonte nga mësuesja e tij, Iliriana Shehu, vendosjen e pikave të pikësimit mes fjalive me makinën “Brai”.

Ai jeton në Fushë-Kosova dhe është nxënës i klasës së katërt në shkollën e rregullt “Ismail Qemali” në Prishtinë, shkruan sot Koha Ditore.

Ai është i verbër e edhe pse ka shoqëri dhe e duanë atë, Urani ndihet i ndarë nga shokët e tjerë në klasë.

Kur bie zilja e pushimit shokët e klasës, siç thotë ai, dalin të luajnë dhe ai mbetet në klasë me mësuesen. Klasën e parë Urani e ka kryer në qendrën burimore për mësim dhe këshillim “Xheladin Deda” në Pejë, i cili është institucioni i vetëm në Kosovë për shkollimin e të verbërve dhe me të parë të dëmtuar. Kurse prej klasës së dytë vijon mësimin në “Ismail Qemali”.

Nga klasa e tretë ai ka qenë në mbështetje të Qendrës Burimore në Pejë. Edhe tash në klasën e katër që është, sipas nevojës ai vjen në Pejë një apo dy herë në javë. Mirëpo ai preferon që të mbetet krejt në Pejë dhe nga klasa e pestë sërish të ndjekë mësimin vetëm në “Xheladin Deda”. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme