“N’ven t’vet” synon një Drenas më të pastër

“N’ven t’vet” synon një Drenas më të pastër

27 tetor 2017 17:04

Në sheshin “Fehmi e Xhevë Lladrovci” u bë hapja e manifestimit të ditës së promovimit të projektit “Ecofriend-Riorganizimi i shërbimeve komunale” i financuar nga Deutsche Gesellschaft fur International Zusammenarbeit (GIZ) në bashkëpunim me Komunën e Drenasit dhe implementuar nga OJQ “Green Art Center-Prishtina (GAC), ku u bë lancimi i kampanjës “N’ven t’vet” si dhe u mbanë aktivitete të ndryshme në qytetin e Drenasit.

Me këtë rast Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci falënderoi GIZ-in për bashkëpunim, duke thënë “me ndihmën tuaj ne po e bëjmë Drenasin më të pastër”.

Qëllimi kryesor i projektit është; rritja e vetëdijes qytetare për kujdesin ndaj mjedisit jetik, reduktimin e sasisë totale të mbeturinave nëpërmjet stimulimit të ndarjes së mbeturinave të riciklueshme në burim, krijimin e vendeve të reja të punës përmes organizimit të procesit të ndarjes në burim dhe grumbullimit të mbeturinave të riciklueshme, krijimin e një modeli të zbatueshëm mbi ndarjen e mbeturinave të riciklueshme në burim për t’u përhapur në të gjithë territorin e Kosovës dhe përmirësimin e shërbimeve publike për qytetarët në krijimin e kushteve më të mira infrastrukturore si dhe mjedisore në vend.

Aktivitetet që u zhvilluan në këtë ditë manifestimi ishin; lancimi i kampanjës “N’ven t’vet”, promovimi i konceptit “3R” reduktim-riperdorim-riciklim, promovimi i konceptit të trajtimit të mbetjeve të riciklueshme në burim për komunat e përfshira në projekt, anketim me qytetarë, promovimi i Klubeve të Gjelbra të shkollave publike në Drenas, këndi i rekreacionit (ngjyrosje) –Reuse Art, pastrimi i hapësirave përreth sheshit nga mbeturinat, mbjellja e pemëve, zhvillimi i aksionit të pastrimit në deponinë në Çikatovë të Re (banesat e socialit) me aktivistë të klubeve të gjelbra dhe kompania “Pastrimi”, mbjellja e drunjëve në lokacionin e pastruar, shpërndarja e mirënjohjeve për shkollat pjesëmarrëse, dhe përmbyllja e aktiviteteve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme