Thirrje për ta pastruar Gjilanin Foto ilustrim

Thirrje për ta pastruar Gjilanin

27 tetor 2017 17:00

Let’s Do It Kosova nesër organizon aksion pastrimi në fshatin Stanishor të Gjilanit, ku pritet të marrin pjesë qindra vullnetarë.

Aksioni do të fillojë në orën 11:00, ndërsa realizohet në kuadër të projektit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, “Let’s Do It Legal”, i cili zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), ndërsa implementohet nga “Let’s Do It Kosova”.

Ky aksion do të realizohet në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale për Shërbime Publike, Kompaninë turistike “Dita” dhe ndërmarrjen “Eco-Higjiena”, e cila do të ofrojë makinerinë e saj për largimin e mbeturinave.

Për pjesëmarrje në aksion, Let’s Do It Kosova ka ftuar edhe të gjitha organizatat joqeveritare në Komunën e Gjilanit.

Let’s Do It Kosova u bën thirrje edhe qytetarëve që të bëhen pjesë e këtij aksioni dhe të japin kontributin e tyre për përmirësimin e imazhit të mjedisit në komunën e tyre.

Po ashtu, Let’s Do It Kosova ju njofton se në kuadër të projektit “Let’s Do It Legal” të martën, më 31 tetor, në Gjilan do të mbahet tryeza e katërt me radhë me akterë përgjegjës për mjedisin ku do të diskutohet për Implementimin dhe Promovimin e Urdhëresës Administrative për Gjoba Mandatore.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme