Komorani bëhet me nënstacion policor

Komorani bëhet me nënstacion policor

27 tetor 2017 15:50

Të premten, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka dorëzuar çelësat e zyrës për nënstacion policor në Komoran, komandantit të Stacionit Policor në Drenas, Driton Morina.

Gjatë dorëzimit të çelësave ishin të pranishëm shumë qytetarë nga Komorani me rrethinë, të cilët i janë gëzuar hapjes së këtij nënstacioni policor i cili do të jetë në shërbim të qytetarëve të kësaj ane për ruajtjen e sigurisë publike, thuhet në njoftim.

Lladrovci me këtë rast, ka uruar banorët e kësaj ane, duke thënë se tani Komorani me rrethinë do të kenë nënstacionin e tyre policor dhe njëherësh ka kërkuar që për çdo parregullsi të lajmërojnë këtë nënstacion dhe të vazhdojnë bashkëpunimin për të ruajtur sigurinë publike.

Komandanti i Stacionit Policor në Drenas, Driton Morina ka falënderuar kryetarin Lladrovci që kërkesën e tyre dhe të banorëve e kanë realizuar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme