MZHE GIZ e komuna bisedojnë për ngrohjen e Drenasit

MZHE GIZ e komuna bisedojnë për ngrohjen e Drenasit

27 tetor 2017 15:08

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim përfaqësuesit e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe përfaqësues të GIZ-it me të cilët ka biseduar për studimin e fizibilitetit për ngrohjen qendrore që do të behët me koogjenerim të ujit të ngrohtë që krijohet nga shkritorja e ndërmarrjes së “Ferronikelit”, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Eksperti nga organizata gjermane GIZ, Bernd Brandle, gjatë takimit tha se “ky projekt është në prioritet të lartë për Drenasin, andaj ne jemi këtu për të marrë të dhënat e nevojshme të cilat do të na mundësojnë hartimin e termave të referencës për fillimin e fizibilitetit për projektin e ngrohjes qendrore”.

Miftar Nika zyrtar i lartë në Divizionin për energji të ripërtëristhme në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, theksoi që kjo ministri do të jetë në përkrahje me ekspert dhe të dhëna për hartimin e termave të referencës dhe mundësinë e gjetjes së donatorëve për hartimin e këtij studimi të fizibiliteti.

Lladrvoci ka falënderuar të pranishmit dhe ka shtuar se Komuna e Drenasit ka shpallur si prioritet realizimin e këtij projekti dhe për fillim ka ndarë mjete në vlerën prej 5 mijë euro për vitin e ardhshëm që do të dedikohen për fillimin e hartimit të planit të fizibilitetit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme