Bora arrin 70 centimetra në Brezovicë

Bora arrin 70 centimetra në Brezovicë

27 tetor 2017 11:30

Qendra e skijimit në Kosovë po bëhen gati për të pritur pushuesit, derisa tashmë adhuruesit më të flaktë të skijimit, kanë shijuar borën në Bogë dhe Brezovicë.

Nuk kishte si të mungonte, Arben Islami, i cili njihet si një pasionues i madh i skijimit. Ai ka skijuar në Brezovicë, derisa ka njoftuar se bora ka arritur në 70 centimetra.

“Me datën 26 tetor 2017 pata rastin të skijoj në Brezovicë. Bashkë me disa shokë nga skijimi ecëm me skija/borda në shpinë ose lëkura nën ski deri në kurrizin e Piribregut/Karpës së Kuqe në këtë ski qendër. Bora në disa vende ishte deri në 70 cm e thellë. Liftet do të aktivizohen tek në fund të vitit”, ka njoftuar Islami.

Islami është i pasionuar pas natyrës dhe bukurive shqiptare. Arben Islami është njëri nga sportistët më aktiv në Kosovë dhe asnjëherë nuk ndalet.

Ai është alpinist e fotograf, stomatolog, trajner tenisi, si dhe ka shumë profesione tjera.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme