Arbëri

Prizren: 150 mijë euro të kategorisë së pagave barten në projekte kapitale

Anëtarët e KK të Komunës së Prizrenit kanë miratuar vendimin për bartjen e 150 mijë eurove të të hyrave vetjake të vitit 2015 në pozicionin buxhetor të investimeve kapitale të këtij viti, për realizimin e tri projekteve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Këto mjete vitin e kaluar i ishin dhënë Drejtorisë komunale të Arsimit për paga e mëditje, me qëllim të shlyerjes së borxheve të mbetura ndaj një kategorie të mësimdhënësve, por që me vendimin e fundit të KK-së planifikohet të shpenzohen për infrastrukturën shkollore.

Nevojën për bartjen e këtyre mjeteve në seancën e fundit të KK-së e ka arsyetuar Zenel Ahmetaj nga Drejtoria e Financave, duke theksuar se në këtë drejtim janë marrë edhe instruksionet e nevojshme nga Ministria e Financave... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.