64 biznese në Ferizaj përfitojnë nga 2 mijë euro pajisje pune

64 biznese në Ferizaj përfitojnë nga 2 mijë euro pajisje pune

27 tetor 2017 11:02

Organizata “Foundation Kosovo- Luxembourg” në bashkëfinancim me Komunën e Ferizajt gjatë periudhës së fundit kohore kanë mbështetur gjithsej 64 biznese me pajisje të ndryshme për punë, përfshirë makina të ndryshme bujqësore, pastaj makina mjelëse, pajisje për rrobaqepësi, pajisje për biznese që merren me përpunimin e drurit, pajisje për serbizim të veturave, pajisje për berberë etj.

Ismail Mehmeti, përgjegjës i emergjencave në Komunën e Ferizajt, njëherësh anëtar i Komisionit dhe mbikëqyrës nga Komuna në projektin e “Foundation Kosovo- Luxembourg” , ka deklaruar se këtë herë kanë përfituar kryesisht biznese të vogla të cilat sipas kritereve kanë përfituar pajisje pune me nga 2 mijë euro, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme