Arbëri

Rrezikohet impianti për trajtimin e ujërave të zeza në Pejë

Miratimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit të buxhetit të Kosovës për 2017 nga Kuvendi i Kosovës ka shkaktuar reagime në Komunën e Pejës, për shkak se me këtë rishikim të buxhetit, sipas ekzekutivit komunal, Pejës i merren 3.5 milionë euro, të cilat ishin të alokuara për projektin 23 milionësh për trajtimin e ujërave të zeza në këtë komunë, shkruan sot Koha Ditore.

Saktësisht para një viti, më 25 tetor, në Pejë është firmosur dokumenti i marrëveshjes për mënjanimin e ujërave të zeza, i cili i kishte hapur dyert realizmit të projektit më të madh që është realizuar në periudhën e pasluftës në Komunën e Pejës. Me këtë projekt ishte planifikuar ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza, rehabilitimi i rrjetit ekzistues dhe kolektorit të ujërave të zeza, si dhe ndërtimi i kolektorit të ri për lidhje me impiantin.

(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.