Rregullohen rrugët në disa fshatra të Rahovecit

Rregullohen rrugët në disa fshatra të Rahovecit

26 tetor 2017 10:29

Kanë përfunduar punimet në rregullimin e rrugëve në fshatin Dejnë dhe janë duke vazhduar punimet në rregullimin e rrugëve me asfalt dhe kubëza në fshatrat Kramovik, Guri i Kuq, Qifllak dhe Polluzhë të Rahovecit të financuara nga buxheti komunal, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Për projektet të cilat janë duke u realizuar në këto fshatra Muhamet Behra drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike ka thënë se kanë përfunduar punimet në rregullimin e katër rrugëve në fshatin Dejnë dhe një rruge në Guri të Kuq, ndërsa është duke u punuar në rregullimin e rrugëve në fshatin Kramovik ku janë planifikuar të rregullohen dy rrugë, njëra me asfalt të cilës i është shtruar shtresa e parë e asfaltit dhe punimet janë duke vazhduar në kubëzimin e një rruge tjetër.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme