Arbëri

Nënkryetari i Vetëvendosjes në Suharekë dorëhiqet shkaku i rezultatit

Rezultati i zgjedhjeve të 22 tetorit ka ndikuar që nënkryetari i Qendrës së Vetëvendosjes, Ibish Ahmeti, të mërkurën të dorëhiqet nga pozita aktuale. Kjo parti nga rundi i parë zgjedhor ka dalë e treta në Suharekë me kandidatin e saj Sali Zyba, duke grumbulluar 10 për qind të votave.

LVV në Suharekë në zgjedhjet komunale të 22 tetorit ka dalë si subjekti i katërt, prapa AAK-së, LDK-së e PDK-së, si në garën për kryetar komune ashtu edhe për ulëse në Kuvendin e Komunës. Në zgjedhjet për kryetar komune Sali Zyba, kandidati i LVV-së në Suharekë, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së ka marrë 2 mijë e 729 vota ose 9.64%, derisa në zgjedhjet për ulëse në KK, LVV-ja ka marrë 2 mijë e 338 vota apo 8.80%, shkruan sot gjerësisht Koha Ditore.

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.