Kaçaniku humb 280 mijë euro për konteste gjyqësore

Kaçaniku humb 280 mijë euro për konteste gjyqësore

26 tetor 2017 11:28

Komuna e Kaçanikut gjatë 2 vjetëve të fundit ka shpenzuar gjithsej 279 mijë e 450 euro për konteste gjyqësore, të cilat kryesisht lidhen me suspendim të zyrtarëve komunalë nga puna pa ndonjë bazë ligjore dhe disa konteste të tjera me kompani private etj, shkruan sot Koha Ditore.

Në raportin financiar të Komunës për vitin 2016 janë publikuar shifrat dhe të dhënat rreth humbjeve të kontesteve gjyqësore, për të cilat kryetari i Komunës duhet të sigurojë që Komuna të ndërmarrë hapa të mëtejshëm dhe të zhvillojë plane veprimi për të bërë pagesat brenda periudhës së kërkuar. Rreth kësaj çështjeje ka reaguar organizata për mbrojtjen e ambientit “Gjergji” në Kaçanik dhe qytetarët, të cilët kanë sugjeruar Ekzekutivin që të mos marrë vendime të pabaza për suspendim të zyrtarëve komunalë.

(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme