Podujeva s’arrin t’i shpenzojë as 1 milion euro për investime kapitale

Podujeva s’arrin t’i shpenzojë as 1 milion euro për investime kapitale

26 tetor 2017 10:31

Këshilltarët komunalë të Podujevës ende nuk e kanë miratuar raportin financiar 6-mujor dhe tashti është fundi i muajit të dhjetë të këtij viti, shkruan sot Koha Ditore.

Në muajin shtator ky raport kishte qenë në rend dite në mbledhjen e Kuvendit Komunal, por për shkak të pikave të shumta që ishin paraparë atë ditë, opozita kishte kërkuar që raporti financiar dhe ai i Zyrës Kombëtare të Auditimit të shtyheshin për mbledhjen e radhës, ndërkohë që Kuvendi ende nuk ka caktuar ndonjë mbledhje tjetër.

Në këtë raport, një kopje të të cilit e ka siguruar KD-ja shihet se në gjashtë muajt e parë të këtij viti, Ekzekutivi i Podujevës nuk ka arritur të shpenzonte as 1 milion euro për investime kapitale nga 5 milionë e 472 mijë e 479 euro sa ishin planifikuar në buxhetin fillestar për këtë kategori buxhetore.

(Shkrimin e plotë sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme