Disa subjekte të Prizrenit shqyrtojnë krijimin e bllokut anti PDK në balotazh

Disa subjekte të Prizrenit shqyrtojnë krijimin e bllokut anti PDK në balotazh

26 tetor 2017 08:16

Drejtuesit e degës së AAK-së në Prizren, të mërkurën, kanë konfirmuar se degët e partive shqiptare në këtë qytet kanë iniciuar përpjekjen për krijimin e një blloku anti-PDK në prag të zgjedhjeve të raundit të dytë për kryetar të Prizrenit, shkruan sot Koha Ditore.

Në partinë që ka bashkëqeverisur me PDK-në në mandatin e kaluar kanë pranuar se kanë pasur kontakte e takime me përfaqësuesit e dy taborëve politikë që janë pjesë e balotazhit në këtë komunë, por se ende është herët të flitet për ndonjë marrëveshje eventuale.

Kryetari i degës së AAK-së, Lulzim Kabashi, ka bërë të ditur se tashmë është përmendur ideja e bashkimit të partive shqiptare kundër PDK-së në Prizren.

(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme