Gjilani bashkëpunon me Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për SHCK-në

Gjilani bashkëpunon me Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për SHCK-në

25 tetor 2017 17:31

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në një takim pune kryetarin e Këshillit të Pavarur Mbykëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, Shkëmb Manaj, me bashkëpunëtorët e tij, me të cilin kanë bashkëbiseduar për pozitën shërbyesit civil në institucionet e shtetit, për zbatimin e ligjit, rekomandimeve të këshillit dhe çështje të tjera ligjore që kanë lidhshmëri mes vete, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Haziri, ka thënë se Komuna e Gjilanit është në vazhdimësi e angazhuar për zbatimin e ligjit që ka të bëjë me të drejtat dhe detyrat e shërbyesit civil, procedurat e rekrutimit, mbikëqyrjes dhe monitorimit të detyrave që kanë, në bazë të përshkrimit të vendeve të punës.

Shkëmb Manaj, kryetar i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, ka falënderuar kryetarin Haziri për bashkëpunimin dhe zbatimin në përpikëri të ligjit për SHCK, por edhe zbatimin e rekomandimeve të këshillit të pavarur.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme