Arbëri

Lladrovci i prezanton MKRS-së zonën për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar të Kosovës

Descriptive Text

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë, i ka prezantuar përfaqësuesve të ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sportit zonën ekonomike përball Pakut të Biznesit të shpronësuar nga Qeveria e Kosovës për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar të Kosovës.

Me këtë rast, Lladrovci ka paraqitur edhe elaboratin kadastral të kësaj zone dhe e ka vlerësuar se i plotëson të gjitha kushtet e parapara më rregulloret ndërkombëtare për ndërtimin e një stadiumi me përmasa ndërkombëtare, pasi që është ne qendër të Kosovës dhe ka autostradën shumë afër, aeroportin, kryeqytetin dhe zonat tjera ekonomike të vendit.

Në shikimin e kësaj zone ishin të pranishëm edhe inxhinieri për infrastrukturë sportive, Refki Osmani dhe këshilltari i Ministrit të Kulturës.