Marsh në Drenas kundër kancerit të gjirit

Marsh në Drenas kundër kancerit të gjirit

20 tetor 2017 15:47

Me qëllim të sensibilizimit të dhe vetëdijesimit të qytetarëve për luftën kundër kancerit të gjirit në qytetin e Drenasit është organizuar një marsh “Një hap kundër kancerit të gjirit” të organizuar nga Komuna e Drenasit, përkatësisht nga Drejtoria e Administratës së Përgjithshme dhe Komitetit për Barazi Gjinore.

Për nder të tetorit, muajit ndërkombëtar të luftës së kancerit të gjirit është mbajtur ecja “Një hap kundër kancerit të gjirit”. Në këtë ecje merrnin pjesë kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, nënkryetari Gani Sylaj, drejtor të drejtorive komunale dhe shumë OJQ të Drenasit.

Pas ecjes nëpër qytet, marshi është ndalur në sheshin “Fehmi Lladrovci” dhe të pranishmëve u është drejtuar Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Dr. Ilir Shala i cili theksoi se Komuna e Drenasit ka siguruar një donacion me Ambasadën e Japonisë për një mjet të mamografisë i cili gjatë fillim vitit të ardhshëm do të jetë në shërbim të qytetarëve të Komunës së Drenasit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme