Gjilani promovon kartelën elektronike për pacientë

Gjilani promovon kartelën elektronike për pacientë

20 tetor 2017 15:45

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë promovimin e kartelës elektronike për pacient, e cila e konfirmon Gjilanin tashmë jo të vetmen Komunë në Kosovë, por edhe në nivel regjional dhe është mundësi që pacienti të ketë historikun e tij të qartë për vizitat shëndetësore, terapitë e përdorura, lidhjen direkte me mjekun dhe detaje të shumta në dobi të pacientit dhe të mjekut njëkohësisht.

Kryetari, Lutfi Haziri, ka thënë sot para mjekëve, personelit të shëndetësisë primare dhe pacientëve, se po fillon implementimi i programit pilot E-shëndeti që ndihmon mjekun dhe pacientin për historinë e gjithsecilit, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Ai ka informuar që ky program, që sot nis me e-kartelën, është program i parë në nivel të Kosovës dhe shteteve të regjionit dhe po inaugurohet pikërisht në Gjilan pas një angazhimi dhe pune një vjeçare.

Koordinatori i zyrës së Teknologjisë Informative në Komunën e Gjilanit, Gazmend Jakupi, ka dhënë detajet e hollësishme rreth programit, përdorimit dhe sigurisë që ka ky program.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme