Veteranët e UÇK-së dhe Malisheva ndërtojnë shtëpinë e një veterani

Veteranët e UÇK-së dhe Malisheva ndërtojnë shtëpinë e një veterani

20 tetor 2017 15:23

Shoqata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, dega në Malishevë në bashkëpunim me Komunën e Malishevës, dhe në kuadër të përkujdesjes për veteranët e luftës dhe rastet sociale, kanë filluar ndërtimin e shtëpisë për veteranin e UÇK-së, Salih Halil Hazrolli nga Banja. Ky veteran, jeton në kushte jo të mira dhe nuk e ka të zgjidhur problemin e banimit, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.

Për këtë qëllim, sot kryetari i SHVL të UÇK-së, dega në Malishevë, Metush Kryeziu dhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, të shoqëruar nga veteranët e luftës së UÇK-së nga Banja, e kanë vizituar këtë familje dhe i kanë parë nga afër punimet që janë duke u zhvilluar.

Sipas Kryeziut, shumë shpejt, kjo familje e veteranit do të bëhet më shtëpi banimi, ndërsa ky bashkëpunim me komunën është në kuadër të përpjekjeve të shoqatës, për tu kujdesur për veteranët e luftës, të cilët jetojnë në kushte jo të mira sociale dhe ekonomike.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme