Në Gjilan u inaugurua shtëpia e 47-të për familjet në nevojë

Në Gjilan u inaugurua shtëpia e 47-të për familjet në nevojë

20 tetor 2017 15:20

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me donatorët, Ramadan Ramadani dhe kompaninë “Vëllezrit Aliu”, kanë përuruar sot shtëpinë e 47 me radhë për familjen e Veli Aliut, i cili ka jetuar në kushte të rënda ekonomike dhe sociale, e me barrën tjetër të fëmijëve të tij që kanë aftësi të kufizuara në lëvizje, njofton kumtesa komunale.

Në fjalën e tij kryetari Haziri, ka thënë se aksioni i filluar me gala mbrëmjen humanitare “Pak nga ne, shumë pë rata”, nuk është besuar në fillim që do të ketë këtë jehonë, por, tri vjet nga ajo mbrëmje ne sot inaugurojmë shtëpinë e 47 me radhë.

Kurse donatori nga Zvicra, Ramadan Ramadani dhe Agim Aliu në emër të kompanisë “Vëllezrit Aliu”, kanë thënë se përpos gëzimit që ndjejnë për kushtet që ka kjo familje, ata tani e tutje do të jenë miq të Veliut dhe familjes së tij dhe gjithmonë do ta kenë nën përkujdesje në të gjitha format.

E Veli Aliu, përfitues i shtëpisë me mbi 110 metra kateror, ka thënë se kjo është bërë falë angazhimit të kryetarit Haziri, të donatorëve dhe dashamirëve të shumtë që ka Gjilanit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme