Bëhet me ndriçim rruga “Gëzim Hamza” në Rahovec

Bëhet me ndriçim rruga “Gëzim Hamza” në Rahovec

20 tetor 2017 11:29

Rahovec, 20 tetor – Kanë përfunduar punimet në ndriçimin e rrugës “Gëzim Hamza” në Rahovec.

Në kuadër të projektit “Aplikimi i masave të efiçiencës së energjisë elektrike - Ndriçimit publik në qytetin e Rahovecit”, kanë përfunduar punimet në ndriçimin e rrugës “Gëzim Hamza”, njofton Haziz Krasniqi, zyrtar për informim në Komunën e Rahovecit.

Punimet në kuadër të këtij projekti janë duke vazhduar nga semaforët në qytetin e Rahovecit, përkatësisht në rrugët "Avdullah Bugari", ku edhe ka përfunduar vendosja e shtyllave të ndriçimit, dhe është duke u punuar edhe në rrugën "Mizahir Isma", deri tek rruga e UÇK-së, në dalje të Rahovecit.

Punimet në realizimin e këtij projekti kanë filluar gjatë këtij viti.

Me respekt,

Haziz Krasniqi zyrtar për Informim në Komunën e Rahovecit

Komentet

Shto koment

Të ngjashme