Investime për zgjerimin e sistemeve të ujitjes në komunën e Prizrenit

Investime për zgjerimin e sistemeve të ujitjes në komunën e Prizrenit

19 tetor 2017 12:18

Ministria e Bujqësisë edhe sivjet ka vazhduar investimet për rehabilitimin dhe zgjerimin e sistemeve të ujitjes, me qëllim të rritjes së rendimenteve në prodhimtarinë bujqësore dhe në zvogëlimin e dëmeve të mundshme që shkaktohen nga temperaturat e larta dhe thatësira.

Për këtë qëllim, MBPZHR-ja do të përkrahë edhe investimin për projektin e zgjerimit të sistemit të ujitjes në fshatrat Piranë, Landovicë, Tupec dhe Krajk të Komunës së Prizrenit, transmeton kp.

Për realizimin e këtij projekti, sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Kapllan Halimi ka nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi me kryetarin e Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja dhe drejtorin e Kompanisë së Ujitjes Radoniqi-Dukagjini, Jahja Kadrija. Këtë projekt e ka mbështetur edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga Komuna e Prizrenit, Nezir Çoçaj, i cili ishte i pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshje.

Me këtë rast, sekretari i përgjithshëm i MBPZHR-së, Kapllan Halimi, ka thënë se përfshirja e sipërfaqeve të reja nën ujitje përbën prioritet për ministrinë dhe ka shtuar se investimet për rregullimin e sistemeve të ujitjes do të vazhdojnë të bëhen edhe në të ardhmen.

e Bujqësisë deri më tash ka arritur të ndërtojë kanale të ujitjes dhe të zgjerojë shumë sisteme ekzistuese nëpër të gjitha komunat e Kosovës e këto investime do të vazhdojmë t’i bëjmë tashmë edhe përmes projektit për zgjerimin e kanaleve të ujitjes në fshatrat e komunës së Prizrenit, për të cilin projekt kemi dhënë mbështetje financiare, me qëllim që të rrisim rendimentet e prodhimtarisë bujqësore, duke ndikuar kështu edhe në shtimin e sipërfaqeve të mbjella me kultura të ndryshme bujqësore”, ka thënë Halimi.

Përmes këtij investimi me vlerë 633 mijë euro, synohet që nën sistemin e ujitjes të përfshihen 328 hektarë të reja.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme