Hapet panairi artizanaleve në Malishevë

Hapet panairi artizanaleve në Malishevë

18 tetor 2017 13:52

Në Malishevë, sot është hapur panairi artizanaleve, tashmë tradicional, i cili do të qëndroj i hapur për dy ditë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Në këtë panair, marrin pjesë kryesisht gratë, të cilat janë të organizuara në shoqatat e grave dhe prezantojnë në këtë panair, veshjet dhe ushqimet tradicionale, transmeton Koha.net.

“Panairin sot e ka vizituar edhe i pari i Malishevës, Ragip Begaj, i shoqëruar nga qeveria komunale, të cilët edhe ju kanë dhënë mbështetje pjesëmarrësve në këtë panair, për kultivimin e traditës sonë, si në veshjet tradicionale dhe punimet tjera artizanale, ashtu në kultivimin e traditës në ushqimeve vendore”, thuhet në komunikatë.

Sipas drejtorit të Drejtorisë së Bujqësisë, Murat Hoxha, që është mbështetës i këtij aktiviteti, tashëm tradicional, kjo drejtori, gjithmonë do t’i përkrahë të gjithë ata që merren me traditën, e në veçanti prodhimet, apo gatimet tradicionale, si dhe kultivimin e pemëve dhe perimeve dhe konservimin e tyre.

Ky panair është tradicional dhe mbahet dy herë në vit në Malishevë. Panairet e këtilla mbështeten nga Komuna e Malishevës, me qëllim të zhvillimit të traditës, përkatësisht ruajtjes së trashëgimisë kulture, në prodhimet artizanale të veshjeve, stolive, si dhe ushqimeve.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme