Vjedhjet në Has e në Zhupë - shqetësuese për strukturat e sigurisë

Vjedhjet në Has e në Zhupë - shqetësuese për strukturat e sigurisë

16 shkurt 2017 12:37

Rastet e shtuara të vjedhjeve në trevën e Hasit dhe atë të Luginës së Lumëbardhit janë cilësuar si shqetësuese gjatë diskutimeve në mbledhjen e Këshillit Komunal të Sigurisë në Bashkësi të Prizrenit, shkruan sot Koha Ditore.

Madje një vlerësim të tillë e kanë dhënë edhe zyrtarët e Policisë së Kosovës, të cilët kanë theksuar se në këto zona kanë shtuar praninë e pjesëtarëve si edhe veprimet operativo-hetimore. 
Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, gjatë takimit të KKSB-së ka theksuar se në bazë të raporteve ditore të policisë del se gjendja e sigurisë në këtë komunë nuk është e keqe. Por ai ka miratuar si reagim të drejtë deklaratat e këshilltarit të LDK-së, Haziz Hodaj, rreth shtimit të rasteve të vjedhjeve në fshatrat e Hasit. 
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme