Në Kaçanik vazhdojnë të përdoren gypat kancerogjen të ujësjellësit

15 tetor 2017 20:51

E gjithë pjesa urbane e qytetit të Kaçanikut furnizohen me ujë të pijes, i cili nga kompania e ujësjellësit përcillet me gypa të azbestit.

Ndonëse janë të vetëdijshëm që ky material është i dëmshëm, zyrtarë komunalë thonë që ndërrimi i këtyre gypave ka një kosto të madhe, andaj po presin donacione, raporton KTV.

Deri në vitin 2014, edhe komuna e Hanit të Elezit ka përdorur gypa me material të tillë.

Gjatë kësaj periudhe, Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor kishte kontraktuar një kompani për pastrimin e lumit “Lepenc” nga mbetjet e këtij materiali, por kryetari i kësaj komune, thotë që ky dikaster nuk e ka kryer punën siç duhet.

E në Institutin e Shëndetit Publik thonë që ky material është vërtetuar që është kancerogjen.

“Është vërtetuar shkencërisht se fibrat e amiantit janë kancerogjenë dhe janë lehtësisht të transmetueshme në organizëm. Kur trupi është i kontaminuar, prej tyre shkaktohen

sëmundje si: asbestoza, pllakat pleurale, kanceri i mushkërive, kanceri i laringut dhe kanceri i ovareve. Për fat të keq, fibrat e azbestit mund të “flenë” në trupin e njeriut për 30-40 vjet dhe pas një periudhe kaq të gjatë, ato mund të aktivizohen dhe

shkaktojnë sëmundje shumë të rënda. Kjo mund te jetë nga çatitë me material azbesti ne shkolla, kopshtet e fëmijëve, ndërtesat komunale, madje edhe ne lagje”.

Gypat e azbestit janë përdorur në ujësjellës gjatë viteve 1930-1950.

Pos komunës së Kaçanikut, gypa të asbestit që vazhdojnë të jenë funksionalë, janë edhe në Viti e Kamenicë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Selamiu16/10/2017 09:53

Jo vetem Kaqaniku edhe ne nje pjese te madhe te qytetit ne Gilanin vazhdojne te perdoren keta gypa.

Shto koment

Të ngjashme