Arbëri

Shkolla e Diasporës për identifikim të sfidave lokale

Descriptive Text

Në Prizren sot është mbajtur ceremonia e Shkollës së Diasporës në Kosovë e cila për pesë ditë rresht ka mbledhur pjesëmarrës nga diaspora, rajoni dhe Kosova.

shkollë e organizuar nga shoqata Germin, GIZ-i gjerman dhe Qendrat e Kompetencës në Prizren dhe Malishevë është mbajtur me qëllim që të rinjtë të japin ide për sfidat me të cilat ballafaqohet komuniteti lokal. Më pas idetë e të rinjve pjesëmarrës do të vlerësohen nga një juri profesionale dhe do të shpërblehen nga Germin dhe GIZ-i.

Selvije Kurti nga Germin ka thënë se gjatë këtyre ditëve ka qenë një dinamikë e jashtëzakonshme duke identifikuar problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet komuniteti lokal në Prizren dhe Malishevë. Sipas saj është punuar në grupe për të ardhur deri te zgjedhja e sfidave.

“Për katër ditë e gjysmë të rinjtë pjesëmarrës kanë pas një agjendë të ngjeshur pas identifikimit të sfidave me të cilat po ballafaqohet komuniteti lokal në Prizren dhe Malishevë ata kanë punuar në grupe duke dhënë ide të ndryshme dhe praktika nga shtetet në të cilat janë pjesëmarrës më shumë 19 shtete nga e gjithë bota dhe kanë iniciuar iniciativa duke u bazuar në nevojat e komunitetit lokal. Këto iniciativa sot u prezantuan para një jurie e cila do të bëjë vlerësimin me ç’rast do të ndahen edhe grante të vogla duke shpërblyer tri iniciativa për Komunën e Malishevës dhe tri për Prizrenin”, tha Kurti.

Njëra nga nxënëset e shkollës së Kompetencës në Prizren, Laura Dragovci tha se gjatë këtyre ditëve ka marrë shumë ide por edhe ka marrë ide nga pjesëmarrësit nga diaspora dhe rajoni.

“Kjo më ka lënë shumë përshtypje që jam në këtë shkollë dhe në bazë të kësaj kam marrë shumë ide dhe kam krijuar shumë ide të mia. Po ka pas shumë ide shumë të mira që janë kanë shumë të mira dhe unë jam munduar t’u jap edhe atyre ide sepse ne mësojmë në këtë shkollë profesionale”, tha Dragovci.

Pjesëmarrës në këtë Shkollë ishte edhe Klaudio Kavaja nga Shqipëria, i cili tregoi për idenë e grupit të tij gjatë këtyre ditëve.

“Kjo që ka mbledhur këtu ka krijua një ‘network’ me shqiptarë të cilët duan t’i zgjedhin problemet e Kosovës, të rinj në moshë dhe shumë aktiv dhe jam krenar për këtë. Kemi bërë një ambienti multifunksional për të rinjtë e Prizrenit ku ata mund të shfaqin veten, mund të krijojnë iniciativa mund të punojnë së bashku që është diçka më shumë se një bibliotekë, është një bibliotekë por edhe një vend social, domethënë për socializim”, tha Kavaja.