Ngrohja me mazut e spitalit të Pejës rrezikon pacientët dhe banorët

Ngrohja me mazut e spitalit të Pejës rrezikon pacientët dhe banorët

16 shkurt 2017 11:33

Oborret e shtëpive në lagjen përreth Spitalit Rajonal të Pejës, nga shtresa e pluhurit të zi që i ka mbuluar, po u ngjasojnë mjaft hapësirave përreth termocentraleve të KEK-ut në Obiliq, shkruan sot Koha Ditore.

Këtë ndotje të ajrit dhe mjedisit sipas banorëve është duke e shkaktuar prej sa vjetësh ngrohtorja e Spitalit të Pejës, e cila pavarësisht ankesave të shumta në Drejtorinë e spitalit, nuk e ka pakësuar ndotjen.

Banorët tregojnë se edhe para disa ditësh janë ankuar serish me arsyetimin se kjo gjendje nuk durohet më. “Kaldaja që po e ngroh spitalin edhe më tutje po lëshon tym të tmerrshëm. Gjithkah mbesin gjurmët e pluhurit që po del nga tymtari, në oborre dhe shtëpia. As rrobat më nuk mund t’i lemë në ballkon se po nxihen nga pluhuri sikurse edhe shëndeti ynë”, ankohet banori Xhevdet Belegu. 
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme