Nga rrëshqitja e dheut në Kaçanik evakuohen disa familje Foto ilustrim

Nga rrëshqitja e dheut në Kaçanik evakuohen disa familje

14 tetor 2017 09:23

Mbrëmë në fshatin Kovaçec të Kaçanikut është raportuar të ketë pas rrëshqitje të dheut, me pasojë bllokimin e rrugës. Disa banorë është dashur të lënë shtëpitë e tyre dhe të strehohen te të afërmit e tyre.

Banorët e kësaj ane i ka kontaktuar ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj. Siç njofton kabineti i tij, Lekaj me të marrë informatat e para për rastin e rrëshqitjes së dheut në Kovaçec të Kaçanikut i ka vizituar personalisht për ta parë nga afër situatën.

“Sonte ka marrë informata shtesë për keqësimin e situatës dhe menjëherë ka reaguar duke biseduar personalisht me familjet që janë të rrezikuara nga ky fenomen. Ministri Lekaj pas bisedës telefonike me familjarët që janë të përfshira nga kjo situatë është dakorduar që ata të evakuohen nga aty për t'u vendosur tek të afërmit dhe shumë shpejt për të dhënë zgjidhje për situatën. Kjo do të ndodhë ditën e hënë ku do të konstatohet nëse kjo është si pasojë e punimeve në autostradën ‘Arbën Xhaferi’ apo është diçka tjetër”, thuhet në njoftimin e kabinetit të Lekajt.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme