Arbëri

200 mijë kilogramë grurë shpërndahen në Gjilan

Komuna e Gjilanit sot ka shpërndarë 200 mijë kilogram grurç për rreth 800 fermerë të Gjilanit, në kuadër të subvencionimit të mbjelljeve vjeshtore dhe rritjen e kapaciteteve prodhuese të grurit, duke siguruar farë cilësore dhe të përshtatshme për tokën e Gjilanit.

Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë në Gjilan, Ramiz Ramadani, ka thënë se rritja e kapaciteteve prodhuese bëhet me mbështetje dhe me orientim të subvencioneve në sektorë të ndryshëm të bujqësisë.

“Këtë vit sikur edhe në vitet tjera kemi arritur që të subvencionojmë mbjelljet vjeshtore për rreth 800 fermerë që do të mbulohet një sipërfaqe prej rreth 800 hektarësh, ndërsa sipërfaqet e mbjella këtë vit me kulturën e grurit do të jenë mbi 3 mijë hektarë. Komuna e Gjilanit ka mbështetur të gjithë fermerët për farën e grurit, të cilët nuk janë përfshirë në skemën e mbjelljeve vjeshtore të Ministrisë së Bujqësisë”, ka thënë drejtori Ramadani.