Arbëri

Hapet një pikë përpunuese e pemëve dhe perimeve në Malishevë

Malishevë, 12 tetor - Në fshatin Banjë sot është hapur një pikë grumbulluese dhe përpunuese e pemëve dhe perimeve, me pronare Fatime Limajn, një grua e cila edhe më parë është marrë me këtë veprimtari. Në ceremoninë e hapjes së kësaj pike mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, dhe zyrtarë të tjerë komunalë.

“Ne, si komunë, e vlerësojmë shumë këtë veprimtari dhe garantoj se do të vazhdojmë t’i përkrahim bujqit e komunës sonë, e në veçanti veprimtaritë prodhuese dhe ato që krijojnë vende pune”, tha Begaj.

Ndërsa përgjegjësi i IADK, implementues të projektit të UNDP në këtë fushë, Zenel Bunjaku, tha se i ka përkrahur gratë, të cilat kanë shprehur gatishmërinë të punojnë me pemë dhe perime si dhe i kanë trajnuar në fushën e përpunimit dhe konservimit të pemëve dhe perimeve. Për këtë edhe i kanë certifikuar 16 femra, te cilat i kanë kryer trajnimet në këtë fushë.

Pika grumbulluese dhe përpunuese për pemë dhe perime është hapur në fshatin Banjë, me pronare Fatime Limaj, ndërsa kjo pikë përveç përpunimit dhe konservimit, e ka të siguruar edhe tregun, përkatësisht shitjen, kurse në këtë janë të inkuadruar një grup i konsiderueshëm i femrave fermere, që merren me përpunimin e pemëve dhe perimeve.

Hapja e kësaj pike është mundësuar nga UNDP dhe Komuna e Malishevës.

{gallery}