Berisha e Malishevës bëhet me shkollë të re

Berisha e Malishevës bëhet me shkollë të re

12 tetor 2017 14:21

Malishevë, 12 tetor – Në Berishë të Malishevës është bërë përurimi i objektit të ri të SHFMU “Rifat Berisha”. Në ceremoninë e hapjes zyrtare të këtij objekti mori pjesë kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i shoqëruar nga zyrtarët tjerë komunalë, familja e Rifat Berishës, personalitete të tjera, si dhe banorë të fshatrave Berishë dhe Fshat i Ri.

“Ju si fshat meritoni shumë më shumë se vetëm një objekt shkollor. Patriotizëm në ditët e sotme është të punosh për vendin”, tha mes tjerash Begaj në fjalën e rastit.

Besnik Berisha, nga familja e Rifat Berishës, e falënderoi Komunën dhe kryetarin Begaj për ndërtimin e shkollës dhe kujdesin e vazhdueshëm për banorët e Berishës.

Për historikun e shkollës, foli drejtori i saj, Lulzim Gegaj.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme