Arbëri

Asfaltohen disa rrugë të fshatrave të Gjakovës

Sot ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, inspektoi disa projekte rrugore që janë duke u asfaltuar në komunën e Gjakovës. Rrugët që po asfaltohen janë: Skivjan-Novosellë, rruga e fshatit Goden, e fshatit Damjan, si dhe rruga në qytet “Petro Nino Laurasi”, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Lekaj me këtë rast tha se rruga, Skivjan-Novosellë, me gjatësi prej 1.8 kilometra, me vlerë prej 180 mijë euro do të përfundojë brenda 90 ditëve dhe është shumë e rëndësishme pasi lidh dy fshatra me 3000 mijë banorë.

përmendi edhe rrugë të tjera të kësaj komune që sipas tij janë në plan për t’u asfaltuar.