Shtëpitë në Gadime janë çarë nga katër gurthyes që funksionojnë aty

08 tetor 2017 19:52

Katër gurthyes, të cilët operojnë në fshatin Gadime të Lipjanit, kanë shkaktuar plasaritje nëpër disa shtëpi të banorëve.

E, pronarët e të gjitha shtëpive që kanë pësuar dëme janë punësuar në kompanitë gurthyese, andaj edhe nuk duan të flasin para kamerës dhe nuk kanë lejuar të bëhen xhirime ngase mund ta humbasin punën, raporton KTV.

Përfaqësuesi i banorëve ankohet se inspektorët e Ministrisë së Mjedisit as nuk e kanë vizituar kurrë vendin ku operojnë gurthyesit.

Inspektorati i Komunës së Lipjanit i di shqetësimet e banorëve.

Inspektorët e saj tashmë kanë drejtuar ankesa të shumta në Komisionin për Miniera dhe Minerale, e cila edhe i ka licencuar kompanitë gurthyese që operojnë atje.

Përfaqësues të kompanive të gurthyesve nuk kanë pranuar të flasin derisa kanë thënë se nuk i kanë shefat në zyrë.

Kohavisioni që nga e premtja i ka drejtuar pyetje Komisionit për Miniera dhe Minerale, si dhe Ministrisë së Mjedisit se përse nuk i kanë marrë për bazë ankesat e banorëve, por nuk ka arritur të marrë ndonjë përgjigje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme