MAPL-ja mohon konstatimin e vet për shkeljet ligjore të Kuvendit të Ferizajt

MAPL-ja mohon konstatimin e vet për shkeljet ligjore të Kuvendit të Ferizajt

16 shkurt 2017 09:39

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal një javë pasi që i ka thënë gazetës se Kuvendi Komunal i Ferizajt ka shkelur Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, kur ka miratuar vendimin për hedhje në diskutim publik të propozim-planit zhvillimor komunal, ka mohuar konstatimet e veta, shkruan sot Koha Ditore.

“Ne si ministri kemi monitoruar mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Ferizajt të mbajtur më 31.1.2017, dhe kemi konstatuar se pika e rendit të ditës e cila është lidhur me propozim - planin zhvillimor komunal për të kaluar në diskutim publik është në kundërshtim me nenin 43.3 pika (e) e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale”, thuhet në një përgjigje dërguar gazetës Divizioni për Informim dhe Komunikim i MAPL-së. E njëjta përgjigje i është dërguar edhe Rozafa Ukimerajt, sekretare e përgjithshme në këtë ministri.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme