Rritja e të prekurve me fruth i çon mjekët për vaksinim të fëmijëve në shtëpitë e tyre

05 tetor 2017 20:53

Një nënë rome thotë se nuk ka mjete financiare për t’i dërguar fëmijët te mjeku.

Prindërit nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian mbeten në nivelin më të ulët, sa i përket vetëdijesimit për vaksinimin e fëmijëve.

Si pasojë e mosvaksinimit, së paku 17 fëmijë ditëve ë fundit janë identifikuar të prekur nga fruthi.

Pjesëtarë të QKMF-së në Fushë-Kosovë kanë nisur një aksion, ku po shkojnë shtëpi për shtëpi dhe po i vaksinojnë fëmijët e këtyre komuniteteve.

“Jemi përballë edhr t ekalumen 4 5 here kemi mar disa aksione me metoda te ndyshme por efekti ka dal jo i mire pasi kane ardh vetem nje pjese edhe e kemi pa qe kjo oshte ma e mira”, ka thënë Remi Shala, drejtor i QKMF-së në Fushë-Kosovë.

Brenda tri ditëve, prejse ka filluar ky aktivitet, janë vaksinuar 185 fëmijë, e kjo thonë të jetë vetëm gjysma e punës.

Artan Asllani nga Balkan Sunflowers, është iniciator për këtë aksion, pasi ka identifikuar familjet që kanë fëmijët e prekur me fruth. Iniciativën e tij e mbështeti QKMF e Fushë-Kosovës dhe Unicefi.

Komunitetet rom, egjiptian dhe ashkali janë më të prekurit nga varfëria e skajshme dhe niveli i ulët arsimor. Martesat e hershme dhe lindja e fëmijëve nga këto çifte, rezulton me fëmijë pa përkujdesje të mjaftueshme dhe me shëndet të dobët.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme