Arbëri

Donatorë nga Gjermania ndihmojnë familje nevojtare në Gjilan

Descriptive Text

Dy donatorë nga Gjermania, prifti Erih Stainer dhe mërgimtari Aqif Isufi, tani pensionistë, kanë sjellë ndihma ushqimore dhe higjienike për 20 familje skamnore në Gjilan. Këto ndihma, ata i kanë siguruar në Gjermani, për nevoja të qytetarëve me gjendje të vështirë sociale në Kosovë, njofton kumtesa komunale.

Ata i ka pritur në një takim edhe kryesuesja e Kuvendit Komunal, Valentina Bunjaku-Rexhepi, e cila i ka falënderuar për ndihmat, duke nënvizuar faktin se nevojat për asistencë sociale në Gjilan dhe Kosovë, përgjithësisht ende janë të mëdha.

t`i ndihmuar këto familje, Bunjaku-Rexhepi ka thënë se Komuna e Gjilanit, pos asistencës së rregullt, ka organizuar edhe një mbrëmje humanitare, ku donatorë të shumtë nga vendi dhe diaspora kanë kontribuar në fondin e solidaritetit, mjete këto që janë përdorë për ndërtimin dhe rindërtimin e një numri të konsiderueshëm të shtëpive.

Aqif Isufi thotë se kjo nuk është hera e parë që këta dy bamirës sjellin ndihma për skamnorët në Gjilan, pas luftës dhe nuk do të jetë as e fundit. Më herët kanë ndihmuar nevojtarët në Zhegër e Llashticë. Ndjeshmëria e tyre ndaj skamnorëve kosovarë ka filluar gjatë luftës, kur ata kishin ndihmuar refugjatët në Shqipëri.

Erih Stainer ka thënë se ai është përfshirë në këtë aktivitet humanitar, meqë mërgimtarët kishin nevojë të përkraheshin nga dikush në Gjermani, në mënyrë që të kishin më lehtë grumbullimin e ndihmave për nevojtarët.

Ai kishte ngelur i prekur nga gjendja e refugjatëve shqiptarë gjatë kohës së luftës, prandaj kishte vendosur që të vazhdojë të merret me këtë aktivitet humanitar edhe pas luftës.