Në Klinë sot është mbajtur debat me qytetarë për harta zonale të Komunës së Klinës.
Hartimin e dokumenteve të planifikimit hapësinor e bënë autoriteti përgjegjës komunal për planifikim dhe menaxhim hapësinor. Në kuadër të kësaj përgjegjësie komuna është hartuese e Hartës Zonale Komunale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe anë të konkursit të projektimit është zgjedhur Kompania Projektuese “ INSI” nga Prishtina për përgatitje profesionale të kësaj harte. Brenda 12 muajve, qytetarët, OJQ-të, ekspertet dhe mekanizmat tjerë, ftohën që me propozime, sugjerime dhe komente të behën pjesë në përgatitjen e këtij dokumenti.
Harta Zonale e Komunës është një dokument multi-sektorial që përmes grafikoneve, fotografive, hartave dhe tekstit përcakton hollësisht llojin, destinimin, shfrytëzimin e planifikuar të hapësirës dhe masat e veprimit të cilat bazohen në kohëzgjatje dhe projeksione të arritshme të investimeve publike dhe private për tërë territorin e Komunës, për një periudhe së paku tetë vjeçare.
Planifikohet të mbahet nga një debat publik në secilën fazë të procesit. Harta Zonale e Komunës bazohet në Planin Hapësinor të Kosovës dhe Hartën Zonale të Kosovës.
Baki Gashi, drejtor i Urbanizmit ka ftuar qytetarët, OJQ-të dhe grupet tjera të japin kontributin e tyre pasi qe kemi të bëjmë me një dokument shumë më rëndësi.
të Kompanisë “ INSI”, kanë paraqitur me grafikonë situatën aktuale në Komunën e Klinës dhe çështjet që do të trajtohen me hartë zonale.