Rregullohet infrastruktura rrugore në tri fshatra të Malishevës

Rregullohet infrastruktura rrugore në tri fshatra të Malishevës

05 tetor 2017 12:13

Fshatrat Balincë, Mleqan dhe Plloqicë, në Komunën e Malishevës, janë bërë edhe me disa rrugë të rregulluara, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Pas zgjerimit, rregullimit dhe bazës së rrugëve, këto ditë janë asfaltuar dy rrugë në Balincë, tri rrugë në Mleqan dhe të gjitha rrugicat në fshatin Plloqicë. Me këto rrugë, pothuajse është përfunduar rregullimi i infrastrukturës në këto fshatra.

Rrugët e përfunduara, të gjitha, kanë rëndësi jetike për banorët e lagjeve të këtyre fshatrave, pasi lidhen me rrugët kryesore, apo edhe me shkollat në fshatrat e tyre, dhe rrjedhimisht lehtësohet qarkullimi i banorëve brenda fshatit.

Sipas drejtorit të urbanizmit, Ahmet Morina, pothuajse të gjitha rrugicat e këtyre fshatrave janë rregulluar, dhe këto janë investime nga buxheti komunal i Malishevës, në kuadër të investimeve kapitale, të parapara për këtë vit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme