“Në Suhadoll të Mitrovicës rregullohet dhe kompletohet e tërë infrastruktura”

“Në Suhadoll të Mitrovicës rregullohet dhe kompletohet e tërë infrastruktura”

04 tetor 2017 15:32

Paralagja e qytetit të Mitrovicës, Suhadolli, që ndodhet përtej lumit Ibër, por që i takon Mitrovicës së Jugut, brenda pak ditësh do të ketë të rregulluar e të kompletuar tërë infrastrukturën dhe problemin e ujit për pije.

Në këtë lagje, të mërkurën ka filluar rregullimi i rrugës dhe kanalizimit, projekte këto që priten të përfundojnë brenda pak ditësh.

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, pasi që i përgëzoi përfaqësuesit e lagjes për përfundimin me sukses të projektit për furnizim me ujë për pije të të gjitha shtëpive të paralarjes, i cili do të përurohet shumë shpejt, u tha atyre se punët për rregullimin e rrugës me dy shtresa asfalti dhe të kanalizimit, tashmë kanë filluar dhe se pritet të përfundojnë për pak ditë.

“Ju të nderuar qytetarë brenda një kohe shumë të shkurtër do të keni të rregulluar ashtu si duhet rrugën dhe kanalizimin, për të cilat keni pritur një kohë të gjatë dhe keni pas telashe, sidomos me kanalizim. Kur kësaj t’i shtojmë edhe përfundimin e projektit të ujësjellësit që tashmë ka përfunduar, atëherë mund të themi se cilësia e jetës tuaj këtu do të ndryshoj shumë për të mirë. Do të bëjmë çmos që në të ardhmen në mjedisin tuaj të realizojmë edhe projekte të tjera me rëndësi e sidomos ato që sjellin të ardhura dhe punësim”, tha Bahtiri.

Banorët e Suhadollit, sipas komunikatës së Komunës së Mitrovicës, falënderuan kryetarin Bahtiri për, siç thuhet, “punën e madhe” që Komuna po bënë në lagjen e tyre dhe duke i realizuar projektet e lartpërmendura e kanë shumë më të lehtë dhe më cilësore jetën aty.

Projekti i ujësjellësit, që siç u tha më lartë, tashmë ka përfunduar, ka kushtuar rreth 50.000 euro dhe është bashkëfinancim i Komunës dhe LUX-DEV-it.

Ndërsa për rregullimin e rrugës me asfalt dhe të kanalizimit në një gjatësi prej tri kilometra, Komuna ka ndarë nga buxheti i vet rreth 3000.000 euro.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme