Lladrovci takon kryetarin e komunës Conegliano dhe biznesmenë

Lladrovci takon kryetarin e komunës Conegliano dhe biznesmenë

02 tetor 2017 23:02

Gjatë qëndrimit në Treviso, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka takuar kryetarin e komunës Conegliano, i provincës Treviso, Itali, Fabio Chies si dhe disa biznesmenë e pronarë fabrikash.

“Jeni të mirëseardhur në Drenas. Ne jemi gati të zhvillojmë bashkëpunim me komunën tuaj, në investime dhe programet tjera me interes të përbashkët”, ka theksuar Lladrovci, në takim me kryetarin e komunës Conegliano, Fabio Chies.

Chies, sipas komunikatës së Komunës së Drenasit, e mirëpriti ftesën dhe së shpejti do të bihet në dakordim për vizitën, “duke shprehur interesim për bashkëpunimin ekonomik e kulturor me Drenasin”.

Pas këtij takimi, Lladrovci ka takuar disa biznese të kësaj province me të cilët, sipas komunikatës, është rënë dakord për vizitë në komunën e Drenasit, dhe mundësitë e investimeve në Parkun e ri të Biznesit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme