Lekaj kërkon bashkëpunim e BERZH-it në zgjerimin e rrugëve në hyrje të tri qyteteve

Lekaj kërkon bashkëpunim e BERZH-it në zgjerimin e rrugëve në hyrje të tri qyteteve

02 tetor 2017 17:54

Ministri i infrastrukturës Pal Lekaj priti sot në një takim një delegacion të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të kryesuar nga Holger Muent, drejtor rajonal për Ballkanit Perëndimor.

Gjatë këtij takimi u bisedua për zhvillimin e bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Infrastrukturës dhe BERZH-it, në disa projekte rrugore që tashmë kanë filluar të realizohen siç janë zgjerimi i rrugës në hyrje të Gjilanit, zgjerimi i rrugës në hyrje të Ferizajt si dhe zgjerimi i rrugës në hyrje të qytetit të Prizrenit.

Ministri Lekaj kërkoi nga ky delegacion që të gjendet forma më e mirë për përshpejtimin e realizimit të këtyre projekteve, pasi që me stërzgjatjen e punimeve po pësojnë qytetarët e vendit.

Ndërsa, nga ana tjetër Muent, i premtoi ministrit Lekaj se do të gjendet mënyra më e përshtatshme për të realizuar projektet sipas planeve ndërkombëtare të BERZH-it, duke ju ofruar ndihmë përmes ekspertëve që sa më lehtë të zbatohen në Kosovë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme