Arbëri

Turqia përmes TIKA-s ndihmon një shkollë në Mitrovicë

Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç dhe drejtori i TIKA-s, Hasan Burak Ceran, të shoqëruar nga kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, nënkryetarët Faruk Mujka e Eroll Zekeria dhe drejtori i Drejtorisë për Arsim, Skender Avdiu, ka vizituar Shkollën fillore të mesme të ultë “Andon Zako Çajupi”, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.

Drejtoresha e shkollës në të cilën mësimet e vijojnë edhe nxënësit turq, Melihate Meha, falënderoi ambasadoren Kiliç dhe drejtorin e TIKA-s, Ceran për ndihmën e vazhdueshme që i kanë dhënë kësaj shkolle dhe sidomos për punët që kanë bërë me donacionin e fundit.

“Ju të nderuar mysafirë me investimet e fundit që i keni bërë në shkollën tonë keni përmirësuar akoma kushtet për punë dhe mësim. Renovimi i hapësirave mësimore dhe pajisja e tyre me kompjuterë dhe gjëra të tjera, do të na motivojnë që të shtojmë angazhimin dhe përkushtimin tonë për të arritur rezultate dhe suksese akoma më të mira dhe për këtë edhe njëherë ju falënderoj shumë”, tha ajo.

Edhe kryetari i Komunës, Agim Bahtiri falënderoj ambasadoren Kiliç dedhe drejtorin e TIKA-s, Ceran, për realizimin e këtij projekti dhe për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Mitrovicës në vazhdimësi.

Ambasadorja e Turqisë, Kivilcim Kiliç, tha se është shumë e lumtur shteti i saj po e ndihmon Mitrovicën e Kosovën.

Ajo njoftoj se javën e ardhshme do të bëhet edhe përurimi i sallës së rinovuar të edukatës fizike. Me këtë projekt janë rregulluar tri klasë, të cilat janë pajisur me banka e kompjuterë, projektorë e tabela, është rregulluar kabineti-salla për konferenca dhe janë rregulluar të gjitha tualetet e shkollës.