Hardh Fest krijon fond humanitar

Hardh Fest krijon fond humanitar

29 shtator 2017 15:23

Organizata Joqeveritare HardhFest, ka krijuar fondin humanitar "Ismajl Haxhijaha".

Ismajl Haxhijaha, ishte njëri nga kontribuesit e parë të Këshillit Iniciues për ri brendimin e festës së Vjeljes së Rrushit në Rahovec, në vitin 2012. Gjithashtu Haxhijaha, ishte edhe perkrahës dhe sponsorisues i shumë aktiviteteve të Hardh Festit, që nga ribrendimi.

Pas vdekjes së befasishme të Ismajlit, Bordi i Drejtorëve të Organizatës Hardh Fest ka vendos të formoj Fondin Humanitar “Ismajl Haxhijaha” dhe ky fond do të jetë i përhershëm.

Si aktivitet të parë humanitar, Bordi i Drejtorëve të Hardh Fest ka vendosur që për Pikturat e Art Sympsyum, të realizuara në kuadër të edicionit të XVI të festivalit “Hardh Fest”, të organizohet ankand për shitjen e tyre dhe të gjitha mjetet e mbledhura nga shitja e këtyre veprave artistike, do të derdhen në Fondin Humanitar Hardh Fest “Ismajl Haxhijaha”, qe do t`i dedikohet familjes së Ismajl Haxhijaha.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme