Arbëri

Shkolla profesionale e Rahovecit bëhet me laborator të teknologjisë ushqimore

Shkolla e Mesme e Lartë Profesionale ”Selajdin Mullaabazi-Mici” në qytetin e Rahovecit përmes donacionit nga Bashkimi Europian-Qeveria e Austrisë, mbështetur edhe nga Komuna e Rahovecit nga sot është bërë me laborator modern të teknologjisë ushqimore dhe kimisë me vlerë mbi 100 mijë euro, njofton kumet komunale, transmeton Koha.net.

Të pranishëm në përurimin e laboratorëve ishin Idriz Vehapi Kryetar i Komunës së Rahovecit, Adi Kovaqeviq etj.

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian, përkatësisht përfaqësues i projektit “ALLED” Adi Kovaqeviq në fjalimin e tij tha se si fokus të punës sonë kemi përzgjedh sektorin e bujqësisë dhe të ushqimit dhe sigurish që në Rahovec e kemi gjetur edhe partnerin e mirë.