85 gjilanase përfunduan trajnimin për vetëpunësim

85 gjilanase përfunduan trajnimin për vetëpunësim

28 shtator 2017 13:44

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka marrë pjesë në ceremoninë e certifikimit të 135 grave e vajzave të reja, ku 85 prej tyre ishin nga Gjilani, pas përfundimit të projektit WoW3, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

“Jam i nderuar që 85 gra të Gjilanit kanë përfunduar me sukses trajnimin për vetëpunësim. E falënderoj shumë për mbështetjen USAID dhe zëvendësministren Zogaj-Gashi për inicimin dhe përkushtimin që ky projekt të realizohet në Gjilan. Uroj që të vazhdojmë edhe me projekte të tjera të kësaj natyre”, ka thënë Haziri.

Ndërkaq, ish zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik, Besa Zogaj Gashi, ka theksuar se nga 135 gra dhe vajza të trajnuara nga komuna e Prishtinës dhe e Gjilanit, janë fituar 35 kontrata pune online që janë paguar deri në 700 dollarë.

Ajo pohoi se këto gra dhe vajza të reja janë të përgaditura të konkurrojnë globalisht për punë në web – zhvillim, dizajn grafik, marketing digjital, shkrim- kërkim si dhe futje të të dhënave.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme