Hapet “Jumbo” në Gjilan, përfitojnë 40 familje

Hapet “Jumbo” në Gjilan, përfitojnë 40 familje

28 shtator 2017 12:58

Gjilan, 28 shtator – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili ka marrë pjesë sot në ceremoninë e hapjen së dyqanit “Jumbo”, ka thënë se ndihet jashtëzakonisht mirë që 40 familje kanë përfituar nga ky program.

“Është shumë e rëndësishme që tashmë të gjitha brendet botërore i kemi në Gjilan. 40 familje janë bërë pjesë e punësimit dhe 40 familje janë gëzuar bashkë me të gjithë neve, të cilët kanë zgjidhur problemin jetësor të tyre”, është shprehur Haziri.

Ai ka deklaruar se Gjilani është qendra më e madhe financiare dhe kontribuesja më e madhe në buxhetin e shtetit, pas Prishtinës.

“Jemi duke punuar shumë që Gjilanin ta zhvillojmë në kuptimin financiar dhe ekonomik. Po ashtu, komuna jonë është numër një me numrin e bashkatdhetarëve që jetojnë jashtë vendit”, tha Haziri.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme