Rregullohet kanalizimi i fshatrave Siqevë-Shtaricë të Klinës

Rregullohet kanalizimi i fshatrave Siqevë-Shtaricë të Klinës

26 shtator 2017 17:56

Sot kanë nisur punimet për rregullimin e kanalizimit për trajtimin e ujërave të zeza Siqevë-Shtaricë, i gjatë 6 km dhe ka kushtuar 100 mijë euro, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Nga afër fillimin e punimeve e ka përcjellë kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota i cili ka uruar banorët për ketë projekt i cili po realizohet me buxhet të Komunës së Klinës.

Banorët shprehën mirënjohje për pushtetin lokal për realizimin e këtij projekti i cili krijon një ambient më të pastër për këto dy lokalitete. ​

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme