Në krye të sindikalistëve mësimdhënës në Podujevë vjen Fadil Halimi

Në krye të sindikalistëve mësimdhënës në Podujevë vjen Fadil Halimi

24 shtator 2017 12:47

Sindikata komunale Arsimit Fillor dhe e Arsimit të Mesëm në Podujevë ka mbajtur Kuvendin zgjedhor, ku ka zgjedhur Kryesinë prej 7 anëtarëve me kryetar Fadil Halimin e nënkryetar Isuf Kamerollin.

Në mbledhjen e Kuvendit ka prezantuar edhe kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe kryetari i Komisionit Statutar Ymer Ymeri.

Sindikata e AF dhe e AM gjatë periudhës 4 -vjeçare ka afirmuar vlerat sindikale dhe është angazhuar në mbrojtjen e të drejtave të mësimëdhënësve.

“Gjatë kësaj kohe kemi qenë të fokusuar në anëtarësimin e anëtarëve të rinj sindikalë dhe kemi intensifikuar aktivitetet sindikale nëpër shkolla dhe një numër sish janë pajisur me libreza të anëtarësisë. Po ashtu nga anëtarët e sindikatës janë shfrytëzuar edhe të gjitha benefitet sindikale konform rregulloreve dhe ligjeve të SBASHK-ut, siç është shkuarja e mësimdhënësve në pushime në Durrës, pastaj pjesëmarrja në trajnimet e ‘dialogut social’, ku mësimdhënësit janë pajisur edhe me certifikata”, është thënë në raportin e punës të kryetarit Halimi.

Sindikata komunale e Podujevës do të kërkojë nga institucionet komunale të arsimit implementimin e pikave të mbetura të Kontratës kolektive, siç është pagesa 70 për qind e udhëtimit të mësimdhënësve dhe 3 pagat e tyre pas pensionimit. Sa i përket 3 pagave pas pensionimit të mësimdhënësve llapjanë, Sindikata komunale ka dorëzuar padinë për 23 pensionistë në Gjykatën komunale të Podujevës për t`iu dhënë atyre pensionet e merituara, thuhet në njoftimin e Sundikatës së AF e AM të Podujevës

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme