Shkolla me një nxënës Foto: Koha

Shkolla me një nxënës

24 shtator 2017 08:52

Dy dhoma mësimi në shkollën “Imri Halili”, të Burrnikut prej disa vjetësh kanë mbetur boshe. Në njërën prej tyre çdo ditë zë vend Albion Veliu (9), nxënës i klasës së katërt. Askush nuk e prish qetësinë, ngase në klasë janë vetëm ai dhe mësuesi Milaim Hasani.

Objekti i shkollës i plotëson kushtet teknike dhe higjienike. Ai është riparuar më 2006-n me një investim 40 mijë eurosh, shkruan sot “Koha Ditore”.

Shokë as për lojë

Por shkolla është e zbrazët, teksa Albioni ndihet i vetmuar. Ai prej më shumë se një vit nuk e ka takuar ndonjë bashkëmoshatarë.

“Sa herë që e mbajmë orën e edukatës fizike ndihem i shqetësuar dhe më i vetmuari në Komunën e Ferizajt, sepse nuk e kam asnjë shok të ma pasojë topin apo anasjelltas, madje edhe pas orarit të mësimit nuk e kam asnjë shok për të luajtur së bashku. Të jetosh i vetmuar në një fshat malor siç është Burrniku, është sikur të jetosh në skajin e botës”, ka thënë Albioni, me të cilin gazeta ka biseduar pasi që ka marrë pëlqimin nga babi i tij Shaipi.

Albioni ka dëshirë që klasat e tjera të mund t`i vijojë me moshatarët e vet, ndonëse nuk është i sigurt nëse kjo do të mundë të bëhet realitet... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Mala25/09/2017 09:51

Dalkadal po e vrasim vetveten-Kosoven,duke shterrur nga banoret e saje etnik e autokton shqiptar. Shume shpejt na erdhi koha,te krahasohemi me poziten serbe, vetem te para dy dekadash.

Shto koment

Të ngjashme